Telegrafi

Shoferi australian mbuloi me këmbë targat e motoçikletës për të shmangur taksat

Një motorist ngatërrestar në Australi po cilësohet ‘legjendë’ nga të tjerët pasi mbuloi me këmbë targat e motoçikletës së tij në një autostradë të ngarkuar për të shmangur taksat.

Shoferi e bëri këtë për të shmangur detektimin nga kamerat në mënyrë që të shmangë këto pagesa pasi motoçikleta e tij nuk ishte e pajisur me etiketë elektronike dhe autoritetet nuk mund ta kishin gjetur ndryshe, transmeton Telegrafi.

Ai u pa nga një shofer tjetër, i cili ngarkoi videon qesharake në Facebook.

Përdoruesit në rrjetet sociale thanë se ishte një ide gjeniale, ku disa madje e quajtën ‘legjendë’ për të shmangur detektimin. /Telegrafi/