Telegrafi

Shoferi amerikan godet policët, e pastaj përplaset afër një restoranti në një ndjekje të ‘egër’ në Nju Jork

Është e vetëkuptueshme se tërbimet e shoferëve në rrugë dhe ndjekjet e makinave janë të rrezikshme, por në të vërtetë nëse këto raste ndodhin në një zonë me popullsi të dendur sa Manhattan në New York City. Dhe, veçanërisht, nëse është në duart e një shoferi të rrezikshëm që nuk dëshiron të kapet nga policët.

Incidenti, i cili u kap nga kamerat, filloi kur oficerët tentuan që të ndalin një Cadillac në 38th Street dhe Seventh Avenue. Shoferi shmangu kapjen dhe iku, por më vonë u pa në Madison dhe 30.

Shoferi tentoi që të largohet duke u kthyer prapa, por goditi 2 oficerë policie të NYPD. I dyshuari më pas u fut në trotuar, duke u përplasur me një restorant të jashtëm dhe duke u endur në trotuar dhe rrugë përpara se të përplasej me një shenjë rruge dhe një hidrant, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Cadillac përfundimisht u ndal pranë Lexington Avenue pasi u përplas me një automjet tjetër. Sipas raportimeve, dëshmitarët panë shoferin të ikte në këmbë dhe vrapoi në një ndërtesë aty pranë.

Është e paqartë pse automjeti u ndal fillimisht, por policia tha se i dyshuari ishte parë me një armë zjarri pa leje. I dyshuari u përshkrua si një burrë në moshë të mesme me një stil të flokëve “mohawk” me ngjyrë të gjelbër.

Përditësimi i fundit nga NYPD identifikon të dyshuarin si Benjamin Abrams, i cili tani ndër të tjera kërkohet edhe për sulm. /Telegrafi/