Telegrafi

Shoferët ia kishin frikën, gjarprin e gjatë afro katër metra e largoi një grua e guximshme (Video)

Gruaja e paemëruar i ka befasuar të pranishmit, duke e larguar një piton të gjatë afro katër metra, që kishte ndaluar në mes të një rruge në Rio de Janeiro të Brazilit.

Shoferët nuk kanë dashur të kalojnë me vetura mbi të, por askush nuk guxonte që ta largonte, transmeton Telegrafi.

“Ishte kjo grua që u tregua më e forta para neve, që i shkoi pranë dhe e hoqi nga rruga”, ka thënë njëri nga shoferët lidhur me rastin.

Shikuesit e videos që po qarkullon në internet, e kanë përgëzuar atë për trimërinë që kapte gjarprin e gjatë dhe të rrezikshëm. /Telegrafi/