Çmimi i lartë ka shtyrë shumë qytetarë shkodranë dhe zonave përreth të dynden drejt territorit të Malit të Zi për të furnizuar mjetet e tyre.
Në fundjavë radha në pikat e karburantit në Malin e Zi ishte kilometrike.
Për qytetarët çmimi i naftës në Shqipëri është i papërballueshëm.
Për operatorët turistik të cilët merren me transportin e udhëtarëve, nëse do vijohet me këto çmime do shkojnë drejt falimentit.
Pas rritjes së çmimit të naftës në bursë, Mali i Zi uli me 50 për qind akcizën duke ndikuar kështu në uljen e çmimit të karburantit.
Për shqiptarët, Mali i Zi është zgjidhja për çmimet e larta të karburanteve në vend.
Shqipëria renditet në top 10-shen e Evropës për naftën më të shtrenjtë, përkrah vendeve si Suedia, Zvicra, Danimarka apo Mbretëria e Bashkuar, vende të cilat kanë një nivel të ardhurash mesatare për frymë shumëfish më të lartë se ne. /Euronews Albania/