Site icon Telegrafi

Shoferët e hutuar britanikë kritikojnë rrethrrotullimin e ri prej 20 milionë funtesh – a do të dinit se në cilin rrugë të shkoni?

Shoferët e hutuar në Britani të Madhe kanë kritikuar një rrethrrotullim të ri prej 20 milionë funtesh për shkak të tabelave të tij, shenjave rrugore që ‘nuk kanë kuptim’ dhe ‘mjeshtërisë së dobët’.

Drejtuesit e automjeteve kanë pohuar se sinjalistika dhe shenjat rrugore ‘nuk kanë kuptim’ që do të thotë se përdoruesit e rrugës nuk janë të sigurt se në cilën korsi të jenë ose në cilën rrugë të shkojnë, transmeton Telegrafi.

Njerëzit në të gjithë Basingstoke, Hampshire, thuhet se janë ankuar për rrethrrotullimin “çdo ditë” dhe pavarësisht infrastrukturës së diskutueshme që po ndërtohet me qëllimin “për ta bërë udhëtimin më të lehtë”, shumë janë të hutuar se si të lëvizin në atë.

Një instruktor anonim tha se projekti është një ‘komedi gabimesh’ dhe vendasit madje e kanë quajtur infrastrukturën si një ‘pistë konfuze garash’.

Fotot tregojnë një shenjë rrugore të errësuar pjesërisht nga semaforët, një stacion autobusi dhe një shenjë tjetër.

Tani – vetëm disa muaj pas përfundimit të rrethrrotullimit – këshilli po zhvendos dy tabela të trafikut në një ‘lokacion më të përshtatshëm’, dhe synon të ‘përmirësojë dukshmërinë ndaj sinjaleve të trafikut’ pas një fluksi ankesash nga drejtuesit e mjeteve. /Telegrafi/

Exit mobile version