Telegrafi

Shndërruesi i Kalasë së Vushtrrisë në restorant, i dënuar për bashkëkryerje të një vrasjeje: Qiranë e ka veç 200 euro në muaj, e pagesën e bën tek pas dy vitesh (Video)

Afaristi që morri në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë ka bërë pazar të mirë.

Sipas kontratës që e ka siguruar Klan Kosova, ai do të paguaj vetëm 200 euro në muaj qira. Madje, këtë shumë ai do të nis të paguaj pas dy viteve, pasi i duhet të investojë në inventar për restorantin.

Lexo po ashtu Daja i kryetarit Mulaku merr në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë

Nëse e gjithë kjo kontratë do të jetësohet mbetet të shihet, pasi ka një reagim kundërshtues nga qytetarët dhe shoqëria civile në Vushtrri. Këtij kundërshtimi i është bashkangjitur edhe Drejtoria e Kulturës në këtë Komunë.

Ndryshe, njeriu që do ta shndërrojë Kalanë e Vushtrrisë në restorant, Mentor Salihu, ka qenë i dënuar me 10 vjet burgim për bashkëkryerje të një vrasjeje para 12 vjetësh, raporton KTV. Pos tij, për këtë rast kanë qenë të dënuar edhe njëri vëlla dhe babai i tij, ndërsa vëllai tjetër vazhdon të jetë në arrati.