Telegrafi

Shmangu trafikun duke mos kaluar nëpër rreth, shoferi po kërkohet nga mbrojtësit e rendit (Video)

Mbrojtësit e rendit në Devon të Anglisë, janë vënë në kërkim të një shoferi, që ka hyrë në rrugën e dëshiruar pa kaluar më parë nëpër rreth.

Derisa lëvizte me makinën Fiat, ai nuk deshi të priste në kolonë sikur të tjerët, por zgjodhi kalimin djathtas dhe u largua, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur ai shmanget prej të tjerëve, megjithëse nuk shkaktoi ndonjë aksident. /Telegrafi/