Policia kufitare e Sarandës ka arritur të shmangë një tragjedi, e cila mund të rezultonte në mbytjen e tetë personave.
Tetë fëmijë kanë qenë në det në një varkë me pedale, por papritur, për shkaqe ende të pazbardhura, mjeti i lundrimit është përmbysur dhe ka rrezikuar jetën e tyre. /BW/