Site icon Telegrafi

Shmanget edhe një katastrofë në Japoni, tërmeti “kursen” centralin bërthamor në Fukushima

Tërmeti me fuqi prej 7.1 shkallë të Rihterit e ka goditur sot prefekturën japoneze Fukushina, e sipas raporteve të para nuk ka pasur dëme të centralin bërthamor në këtë rajon.

Nuk raportohet as për dëme materiale e të lënduar, por fotografitë që janë publikuar nëpër rrjete sociale shihen gjësendet duke lëvizur brenda shtëpive, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, qeveria japoneze ka nxjerr në terren ekipet e shpëtimit, derisa kryeministri Joshihde Suga ka dalë në zyrën e tij 20 minuta pas tërmetit.

Agjencia Kyodo raporton se asnjë parregullsi apo diçka e ngjashme nuk është vërejtur në punën e centralit bërthamor në fshatin Tokai.

Fukushina gjendet në rajonin Tohoku, në ishullin Honshu. Ky ishull ishte goditur nga një tërmet prej 9.3 shkallë të Rihterit gjatë marsit të vitit 2011. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=R2Ch5NvfCDo&feature=emb_title

 

Exit mobile version