Ally Law që është i njohur për ngjitjen sipër ndërtesave të larta të Anglisë, pa ndonjë pajisje mbrojtëse, këtë herë ka hipr në majën më të lartë të katedrales Sagrada Familia.
Së bashku me shokë, ai shmangu sigurimin dhe hyri në tempullin fetar që ndodhet në Barcelonë, që është ende nën konstruksion dhe pritet të përfundoi më 2016, transmeton Telegrafi.
Aventura tij u pëlqye shumë në internet, duke u parë mbi gjysmë milioni brenda një kohe të shkurtër. Por, njëjtë nuk po mendojnë edhe forcat e rendit, që kanë dhënë alarmin dhe po kërkojnë ta arrestojnë.
Law konsiderohet se theu rendin, duke hyrë në hapësira ku qarkullojnë vetëm specialistët e stafit, ndërsa rrezikoi jetën në masë të madhe.
Më poshtë mund të shihni lëvizjen e grupit dhe ngjitjen nëpër skelat e kullës së lartë 90 metra. /Telegrafi/
https://youtu.be/8eEuljWyStE