Telegrafi

“Shlifi” i Morena Tarakut, i frymëzuar nga “Hyseni” i Unikkatilit (Foto)

Këngëtarja Morena taraku ditë më pare solli për publikun këngën dhe klipin e saj të ri, me titull “Shlif”.

Vargjet e potencuara në këtë këngë, çuan fansat në mendimin se kënga mund të jetë “diss” për koleget e saj.

Por, në fakt ky ‘diss’ po del të jetë i frymëzuar nga një këngë, e një prej reperëve jo pak të njohur për shqiptarët.

Bëhet fjalë për këngën “Hysen” të Rebel a.k.a Unikkatilit, e cila në disa prej vargjeve të saj, ngjason shumë me versionin që Morena ka sjellë.

Këngëtarja Taraku në këngën e saj shprehet kështu: “Kur fol për mu ti po nisesh prej veti, ‘bitch’ ti s’ki b*le për mu apo e sheh çka të gjeti”.

Ndërkaq UniKKatil në këngën “Hysen” ka një rresh thuajse të njëjtë:: “Sa herë po fol ti për mu po nisesh pi veti, p…ti s’ki b&le për mu a pe e sheh çka të gjeti”.

Ngjashmëria mes këtyre dy teksteve duket vërtet e madhe, ndërsa si Unikkatili ashtu edhe Morena, të dy kanë shkruar vet tekstin e këngës së vet. /Telegrafi/