Pas disa ditëve me kolona kilometrike, radhët në pikat kufitare të Kosovës pasditen e së dielës kanë filluar të shkurtohen.
Tashmë nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët po e lëshojnë Kosovën për t’u kthyer në vendet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë, e ngarkuar mbetet vetëm pika kufitare e Merdarit.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdar qytetarët për të dalë nga Kosova duhet të presin më së shumti një orë e gjysmë, ndërsa për të hyrë në Kosovë nuk presin më shumë se 15 minuta.
Derisa kolonat për të dalë nga Kosova nga pika e Merdares shkojnë deri në 500 metra, për të hyrë në Kosovë në asnjë pikë kufitare nuk ka radhë.
Pritje më të pakta për dalë nga Kosova ka edhe në pikën e Muçibabës (40 minuta) dhe Dheut të Bardhë (20 minuta pritje).
Në pikat e Jarinës dhe Mutivodës pritjet poashtu për të dalë nga Kosova nuk shkojnë më shumë se 15 minuta, derisa në pikat tjera pritjet janë vetëm për procedurat e zakonshme që janë 10-15 minuta.
Të dhënat për gjendjen në pikat kufitare janë të orës 17:30.
Kujtojmë gjatë së shtunës në shumicën e pikave kufitare ka patur pritje të shumta që kanë shkuar deri në 6 orë./Telegrafi/