Site icon Telegrafi

Shkurte Gashi thotë se nuk është në lidhje dashurie

Shkurte Gashi në NIN (Foto: YouTube/KlanKosova)

Shkurte Gashi ka qenë mysafire në emisionin NIN të Klan Kosova, ku ka folur shumëçka për karrierën e saj, por edhe për jetën personale.

Nikoqiri i emisionit, Alaudin Hamiti, e ka pyetur këngëtaren se a është në një lidhje dashurie.

Dhe përgjigja e saj ishte: “Jo” dhe se “nuk ka asgjë konkrete”, megjithëse ekzistojnë “njohje”.

Lexo po ashtu Lajmet për Shkurte Gashin

“Akoma nuk ka ardhur ai që më meriton mua, apo unë atë”, ka thënë mes tjerash ylli i muzikës.

Shkurte Gashi në NIN (Foto: YouTube/KlanKosova)

Shkurtja ka refuzuar t’i përshkruajë cilësitë që duhet t’i ketë një mashkull për t’u lidhur me të, për shkak të përhapjes eventuale të thashethemeve të ndryshme.

Këngëtarja ka thënë se është e rezervuar në jetën private dhe dëshiron të flasë sa më pak.

Njëherësh, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një duet, por nuk ka dhënë detaje për bashkëpunimin. /Telegrafi/

Exit mobile version