Telegrafi

Shkurte Gashi do të vijë me klip të ri

Shkurte Gashi (shkurtegashi_)

Shkurte Gashi është në përgatitje të projektit të ri muzikor, të cilin e ka paralajmëruar për fansat e saj.

Kënga e re pritet të kompletohet edhe nga ana vizuale dhe do të lansohet në një të ardhme të afërt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shkurte Gashi

Përmes një postimi në rrjetet sociale, autorja e shumë hiteve e ka treguar dukjen e saj në videoklipin e ri muzikor.

“Vjen së shpejti”, është përshkrimi i shkurtër fotografisë së publikuar në Instagram.

“Vitet” është një nga realizimet më fundit muzikore të Shkurte Gashit që u publikua gjatë verës dhe u kompletua nga ana vizuale. /Telegrafi/