Këngëtarja shqiptare e muzikës pop folk, Shkurte Gashi, ka treguar edhe një herë pse është prej yjeve më atraktive.
Ylli i muzikës pop folk ka konfirmuar prezencën e saj në edicionin e ri festiv të NIN në Klan Kosova.
Shkurte Gashi shihet me një fustan të zi që e shfaqë atë tejet bukur dhe seksi.
Ndryshe, me këtë rast me postimin e saj në rrjetin social Instagram ajo konfirmon se me të do të jetë edhe Artjola Toska.
Bukuroshja shqiptare do të performojë hitet e mëdha të muzikës shqiptare duke ndezur atmosferën për festat e fundvitit.
Shkurte Gashi njihet për hitet e saj, teksa besohet se është ‘single’.
Ajo në NIN festive besohet se është ftuar nga Flori Mumajesi, i cili ka zëvëndësuar Alaudin Hamitin në drejtimin e edicionit festiv. /Telegrafi/