Telegrafi

Shkurte Gashi shfaqet më ndryshe me stil më urban

Shkurte Gashi ka pasur një verë mjaft të zënë me angazhime.

Ylli i muzikës pop folk që njihet për këngët e saj dhe zërin me të cilin ka bërë shumë adhurues për vete, gjithnjë duket edhe atraktive.

Ajo paraqitjet i ka të gjitha duke shkëlqyer, por kësaj radhe nga pushimet është shfaqur me stil ndryshe.

Ajo duket më urbane me xhinse dhe një bluzë moderne, teksa këngëtarja duket mjaft bukur dhe larg prej dukjeve të zakonshme të performancave të saj.

Shkurte Gashi e bëri pozën në fjalë në Zvicër, ku ajo tash po shijon një periudhë jashtë prej koncerteve.

Këngëtarja performoi në të gjitha qytetet shqiptare gjatë verës, duke qenë prej më emrave më të kërkuar. /Telegrafi/