Telegrafi

Shkurte Gashi prezanton disa prej ambienteve më luksoze të apartamentit të saj

Foto|: Shkurte Gashi/Instagram

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është shumë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, teksa sjell gjithnjë projekte të reja për fansat e saj.

Të ardhurat e mira nga muzika i kanë mundësuar këngëtares që të bëjë një jetë mjaft luksoze.

Shkurta ka ndarë së fundmi me ndjekësit në InstaStory disa fotografi të apartamentit të saj luksoz në Prishtinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kthyer në shtëpi”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, ku prezanton qëndrimin ditor.

Foto: Shkurte Gashi/InstaStory

Teksa në disa fotografi të hedhura më vonë, Gashi u ka treguar fansave për banjën luksoze të saj, në të cilën nuk mungojnë preparatet e shumta kozmetike.

“Gjithçka që më duhet”, shkruan më tej këngëtarja duke iu referuar kështu faktit se nuk i mungon asgjë. /Telegrafi/

Foto: Shkurte Gashi/InstaStory

 

Foto: Shkurte Gashi/InstaStory