Telegrafi

Shkurte Gashi në përkrahje të protestës së gastronomëve që do të mbahet të mërkurën

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelierisë e Turizmit bënë thirrje për një protestë, që do mbahet të mërkurën para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo ndërlidhet me pakënaqësitë e sektorit të gastronomisë për shkak të kufizimeve që janë bërë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nismës i është bashkuar edhe artistja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Gashi, e cila inkurajon që edhe kolegët e tjerë ta përkrahin këtë.

Shkurte Gashi (Foto: Instagram)

“Moslejimi i punës sonë atakon direkt mospunën e estradës sonë, me të cilët e gjithë shteti mburret e asnjëherë nuk mendon për ta”, thuhet në postimin e Gashit.

“Për protestën tonë pres përkrahje masive nga estrada jonë”, thuhet më tej në një postim të shpërndarë nga Shkurta, të bërë nga menaxheri Dekorim Sahiti.

Lexo po ashtu "Boll Ma", Estrada i bashkohet protestës së gastronomëve dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës

“Artist e artiste tona të dashura vazhdojmë. Shpërndajeni”, tha Shkurta.

Gjendja me coronavirus momentalisht është stabile, por jo edhe me hapjen e diskotekave dhe lejimin e dasmave.

Protesta, nën moton “Boll Ma”, mbahet të mërkurën nga ora 15:00. /Telegrafi/