Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelierisë e Turizmit bënë thirrje për një protestë, që do mbahet të mërkurën para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kjo ndërlidhet me pakënaqësitë e sektorit të gastronomisë për shkak të kufizimeve që janë bërë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Nismës i është bashkuar edhe artistja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Gashi, e cila inkurajon që edhe kolegët e tjerë ta përkrahin këtë.
“Moslejimi i punës sonë atakon direkt mospunën e estradës sonë, me të cilët e gjithë shteti mburret e asnjëherë nuk mendon për ta”, thuhet në postimin e Gashit.
“Për protestën tonë pres përkrahje masive nga estrada jonë”, thuhet më tej në një postim të shpërndarë nga Shkurta, të bërë nga menaxheri Dekorim Sahiti.
“Artist e artiste tona të dashura vazhdojmë. Shpërndajeni”, tha Shkurta.
Gjendja me coronavirus momentalisht është stabile, por jo edhe me hapjen e diskotekave dhe lejimin e dasmave.
Protesta, nën moton “Boll Ma”, mbahet të mërkurën nga ora 15:00. /Telegrafi/