Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Ajo është mjaft e kërkuar edhe nëpër koncerte, ndërsa gjendet gjithnjë në tregun muzikor me projekte të reja.
Së fundmi, përmes rrjeteve sociale, Shkurta ka bërë të ditur se ka nisur punën për një projekt të ri, në studion e Florit.
Ajo ka publikuar më pas në InstaStory një ‘selfie’ me këngëtarin Bruno, me ç’rast ka ngritur te fansat dyshimet se mund të vijë së shpejti në bashkëpunim me të.
E njëjta, bashkëpunimet me produksionin “Threedots”, duke kujtuar kështu këngët e suksesshme të saj që janë punuar nga ky label, si: “Godet Shpirtin”, “Tu luta” etj.
Ditët në vazhdim do e tregojnë më së miri nëse mes dyshes do ketë vërtet një bashkëpunim.
Bruno përndryshe këtë vit ka qenë mjaft aktiv dhe i përfolur në media, qoftë për projektet e reja, ashtu edhe për jetën private. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Mefl7WUllo4