Telegrafi

Shkurte Gashi, Getinjo e Mozzik sonte në “Diamonds Club” për natën e dytë të Fitër Bajramit

Për festën e Fitër Brajramit, shumë prej këngëtarëve i gjen të angazhuar në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Këngëtarja Shkute Gashi dhe reperët Mozzik dhe Getinjo, janë të ftuar për të performuar në një prej diskotekave më të frekuentuara të ferizajit.

Ata do të performojnë sonte (e shtunë), në “Diamonds Club” të Ferizajit, për të argëtuar publikun në natën e dytë të Fitër Bajramit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për muzikën në sfond, do të kujdesen DJ Cosmo dhe DJ Money.

Kjo mbrëmje pritet të jetë një natë e paharrueshme për ata që kanë zgjedhur që natën e dytë të kësaj feste ta presin në një mbrëmje plot argëtim dhe muzikë. /Telegrafi/