Telegrafi

Shkurte Gashi e quan ‘nip’ Ermal Fejzullahun (Foto)

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi, vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të angazhuara në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar për të kënduar në një koncert në Luzern të Zvicrës, bashkë me këngëtarin Ermal Fejzullahu.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet bashkë me këngëtarin në prapaskenën e koncertit, por interesant është përshkrimi që ajo i ka vënë fotos, pasi e quan Ermalin ‘nip’.

“Me nipin Ermal Fejzullahu”, ka shkruar këngëtarja Gashi.

Mesa duket dyshja ruajnë një raport shumë të mirë miqësie me njëri-tjetrin, përderisa e etiketohen mes vete në këtë mënyrë. /Telegrafi/