Ashtu siç kishin paralajmëruar, Shkurte Gashi dhe Ermal Fejzullahu, kanë sjell këngën e re.
“Nuk duron zemra” mban titullin ky projekt, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ata kanë bërë një interpretim të mrekullueshëm, një baladë me një tekst dashurie.
Muzika dhe producimi u bë nga Bini Diez, I cili njëherësh u kujdes edhe për miksimin e masterizimin.
Videoja është xhiruar në një nga vendet luksoze në Prishtinë, me një ambient të veçantë.
MProduction ndërkohë qëndron prapa këtij videoklipi që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.
Ata janë pjesë e estradës që shumë vite dhe tashmë numërojnë fansa gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/