Këngëtarja Shkurte Gashi është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Si rrjedhojë, ajo ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, përkatësisht në platformat e njohura: Facebook dhje Instagram.
Mirëpo nuk duket të jenë të pakta edhe rastet kur keqpërdoren faqet në emër të sajin – dhe një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi.
Një faqe e hapur në Facebook në emër të saj, shkruante se po dhuron falas një iPhone 11, në këmbim të disa kushteve që ata duhet t’i plotësonin si: pëlqimi, shpërndarja e faqes dhe komentimi.
Mirëpo, vet këngëtarja në një reagim të bërë në InstaStory sqaroi se ajo faqe nuk menaxhohet nga ajo, dhe se persona të papërgjegjshëm po e përdorin për qëllime të tilla.
“Reagim: Fansat të dashur, ky informacion dhe kjo faqe është e rrejshme, andaj ju lus që mos të bini pre e njerëzve të pandërgjegjshëm. Me respekt, Shkurte Gashi”, ka shkruar këngëtarja në reagimin e saj.
E njëjta më pas, ka publikuar në InstaStory edhe një imazh të faqes së saj të vërtetë zyrtare në Facebook, e cila është e menaxhuar nga vet ajo. /Telegrafi/