Site icon Telegrafi

Shkurte Gashi bëhet nënë për herë të dytë

Shkurte Gashi dhe Albert Limani (Foto: Albert Limani/Instagram)

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi, është bërë nënë për herë të dytë.

Pas djalit të saj të parë, Malit, ajo ka sjell tashmë në jetë edhe një tjetër djalë.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Albert Limani, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Në imazhin e publikuar shfaqet dora e këngëtares, Albertit dhe djalit të tyre të dytë të porsalindur.

Foto: Albert Limani/InstaStory

“Mirë se erdhe në jetë shpirti i babit”, shkroi ai duke etiketuar Shkurten në InstaStory.

Këngëtarja përndryshe ka qenë më pak aktive në muzikë që nga krijimi i familjes dhe përkushtimi në jetën e saj familjare. /Telegrafi/

Shkurte Gashi dhe Albert Limani (Foto: Albert Limani/Instagram)
Exit mobile version