Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka sjellë për fansat këngën e saj më të re.
“Nëna” titullohet kjo këngë e cila është e zhanrit baladë.
Kënga është dedikim dhe flet për qenien më të shtrenjtë në botë – nënën.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga Ilir Berani, një ndër bashkëpunëtorët e vjetër tashmë të këngëtares.
“Nëna” është realizuar edhe me klip, i cili është xhiruar në bregdetin shqiptar.
Ana vizuale e projektit i është besuar Chill Productrion.
Shkurte Fejza ka qenë shumë e angazhuar gjatë verës me mbrëmje muzikore e ahengje të ndryshme, ndërsa vazhdon të jetë aktive edhe në aspektin e prurjeve të reja. /Telegrafi/