Telegrafi

Shkurte Fejza sjell këngën e re “Zemra e Djegun”

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Shkurte Fejza, ka njoftuar lansimin e projektit të saj më të fundit muzikor, që premton të tërheqë vëmendjen e adhuruesve të muzikës tradicionale.

Kënga e re, e titulluar “Zemra e Djegun”, është një krijim i veçantë ku tekstin e ka shkruar Bediha Emini, një emër i njohur në botën e poezisë dhe muzikës, ndërsa për muzikën është përkujdesur vetë Shkurte Fejza.

Ky projekt i ri është i shoqëruar edhe me një videoklip, i cili e sjell me mjeshtëri atmosferën dhe ndjeshmërinë që karakterizojnë këngën.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoklipi është një pasqyrë vizuale që kompleton dhe thellon përvojën muzikore që Shkurte Fejza ofron me këtë krijim.

Përveç lansimit të këtij projekti, Shkurte Fejza vazhdon të jetë një figurë shumë aktive në skenën muzikore, duke sjellë vazhdimisht projekte të reja dhe duke u bërë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme kulturore

Foto: Screenshot/YouTube

E dashur nga publiku shqiptar, jo vetëm brenda vendit, por edhe në diasporë, ajo mbetet një ndër artistet më të pëlqyera dhe më të respektuara në muzikën popullore.

Aktivitetet dhe krijimet e saj të reja reflektojnë përkushtimin dhe pasionin e saj të pafund për artin dhe muzikën. /Telegrafi/