Telegrafi

Shkurte Fejza shfaqet elegante dhe e buzëqeshur teksa shëtit me bashkëshortin (Foto)

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza është një prej zërave më të pëlqyer të muzikës popullore dhe asaj qytetare.

Ajo është e kërkuar gjithandej, dhe përveçse një këngëtare e mirë, ajo është edhe një nënë dhe bashkshërorte e përkushtuar ndaj familjes.

Se ka një jetë të lumtur familjare, këtë e tregojnë më së miri edhe disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale nga vajza e saj e madhe Gresa.

Lexo po ashtu Luana Vjollca dëgjon muzikë patriotike të Shkurte Fejzës gjatë udhëtimit në Rrugën e Kombit (Video)

Familja Fejza kishte vendosur që sot (e enjte) të vizitonte Shqipërinë, teksa në imazhet e publikuar bie në sy eleganca dhe buzëqeshja e këngëtares Shkurte Fejza pranë bashkëshortit të saj, Hajrushit.

Ata dukeshin të shkëlqyer pranë njëri-tjetrit, teksa kanë shijuar së bashku shëtitjet nëpër rrugët e qytetit bregdetar të Shëngjinit. /Telegrafi/