Telegrafi

Shkurte Fejza reagon me fjalë emocionuese pas martesës së Gresës

Foto: Shkurte Fejza/Facebook

Ditë më parë këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Ajo organizoi edhe natë beqarie, teksa përcolli të gjitha traditat shqiptare në dasmën e saj.

Një dasmë shumë e përfolur e cila u komentua shumë edhe në media, ishte kjo e këngëtares e cila pas shumë vitesh vendosi të martohej me partnerin e saj.

Foto: Shkurte Fejza/Facebook

Dasma e cila mblodhi shumë figura publike, bëri që vëmendja e këtyre ditëve të jetë pikërisht kah këngëtarja.

Së fundmi, nëna e Gresës, këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shkurte Fejza, vendosi që në rrjetet sociale t’i bëjë një dedikim të veçantë së bijës, e cila sapo i ka shkuar nuse.

“Nata e beqarisë apo Kanagjeqi është Nata e emocioneve dhe ndjenjave të përziera per mua si Nene.
Në këto momente zemrën ma mbushet me dashuri dhe respekt JU familja, miket dhe dashamiret e mia, qe ishit aty dhe për këtë arsye dua te iu falenderoj të gjithave nje nga nje. Sa do doja ti kisha pranë të gjithë dashamirët e mi, të këngës sime dhe të familjes time. Ja që nuk ka mundësi dhe prap pak je boshë.
Faleminderit nga zemra koleget e mia : Mihrije Braha e Lora Braha, SafeteMustafa e Sahide Mustafa, Remzije Osmani, Violetë Kajtazi, Besiana Mehmedi, Vjollca Luka,Vjollca Buqaj e Ganja, Shqipe Abazi e Vjollca Haxhiu, Kumrije Mustafa e Ela Mustafa, Shkurte Mustafa,Flora Gashi, Fanushe Ahmetaj,Enkeleda Arifi e Myrvete Bajrami, Shqiponja Muhaxheri Ryva Kajtazi, Naxhije Fejza e Valbona Kryeziu, Hasime Daka, Lumnije Ibrahimi e Behare Shala, Zyla Krasniqi e Teuta Krasniqi, etj. që asgjë nuk kursyet nga vetja, nga arti i juaj dhe me shume perkushtim krijuat atmosferën më madhështore të kësaj nate magjike.
Faleminderit shume familjes, shoqeve dhe te gjithe ju qe ishit dhe festuam se bashku.
Ua kthefsha per mire.
Me respekt e nderime,
Shkurtja, Hajrushi, Gresa dhe e gjithe familja jone”, ka shkruar Shkurte Fejza në Facebook. /Telegrafi/

Foto: Shkurte Fejza/Facebook