Shkurte Fejza është bërë nostalgjike për vitet e rinisë duke shpërndarë një fotografi nga ajo periudhë.
Autorja e shumë hiteve është më e rezervuar sa i përket jetës personale, megjithatë në profilet e saja në rrjetet sociale nuk mungojnë fotografitë me bashkëshortin.
Kësaj radhe, ajo ka zgjedhur të ndajë me fansat e saj të shumtë një fotografi nga vitet e rinisë.
Në fotografinë e publikuar në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga afro 100 mijë fansa, Shkurtja shfaqet me burrin e saj, Hajrush Behluli.
“Me Hajrush Behluli në vitet e rinisë”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim. /Telegrafi/