Telegrafi

Shkurte Fejza nuk ka nevojë për ‘photoshop’ (Foto)

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka qenë mjaft aktive këtë verë me pjesëmarrje nëpër koncerte, dasma e ahengje të ndryshme.

Në të gjitha shfaqjet e saj, Shkurta nuk është vetëm, pasi atë e shoqëron gjithmonë e bija, këngëtarja Gresa Behluli.

Kjo e fundit, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaq nënën e saj nënën e saj në një ditë të zakonshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E veshur me veshje sportive, flokë kaçurrela dhe një buzëqeshje në fytyrë, këngëtares Fejza nuk i nevojitej fare ndonjë filter i telefonit.

“Mbretëresha ime” ka qenë mbishkrimi që Gresa ka vendosur përbri fotografisë. /Telegrafi/