Telegrafi

Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj festojnë 33 vjetorin e martesës (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza ka pasur një arsye të veçantë për të festuar mbrëmë (e martë).

Kjo për faktin, se ajo dhe bashkëshorti i saj në datën 29 gusht festojnë përvjetorin e martesës së tyre.

Mbrëmë ata kanë mbushur plot 33 vite martesë së bashku.

Fejza dhe bashkëshorti i saj Hajrush Behluli kishin vendosur që këtë përvjetor ta festonin nën shoqërinë e familjes.

Kanë qenë vajzat e tyre, ato të cilat kanë ndarë me ndjekësit në Instagram nga festa e mbrëmshme, e zhvilluar për çiftin i cili festonte 33 vjetorin.

Një darkë e mbushur plot dhe një tortë me numrin 33 ka qenë befasia e organizuar për Shkurten dhe bashkëshortin e saj në këtë mbrëmje. /Telegrafi/