Site icon Telegrafi

Shkurte Fejza bëhet nostalgjike për rininë e saj, publikon fotografi të shumë viteve më parë

Shkurte Fejza (Foto: Norik Uka)

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, këngëtarja e njohur e muzikës popullore së fundmi është bërë nostalgjike duke publikuar një imazh nga koha kur ishte e re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estraad Shqiptare

“Ikën mosha e s’vjen më”, ka qenë mbishkrimi i këngëtares Fejza përbri kësaj fotografie.

Ndërkohë, me kalimin e viteve ajo ka ndryshuar shumë si në stil ashtu edhe pamje.

Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë aktive në punën rreth këngëve të reja, ndërsa nuk mungon edhe në ahengje e dasma të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version