Scarlett Johansson i ka dhënë fund martesës trevjeçare.
Kështu së paku raportojnë mediat e huaja të cilat bëjnë të ditur se aktorja bionde nuk është e kurorëzuar më me ish-gazetar francez Romain Dauriac.
Burimi i panjohur për revistën “People” tha se çifti i famshëm është ndarë në verën e vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, as aktorja dhe as gazetari ende nuk kanë folur rreth ndarjes së tyre.
Scarlett tash e sa kohë është fotografuar pa unaza të martesës në dorë. Çifti ka një vajzë, Dorothy Rose, ndërsa për aktoren kjo ishte martesa e dytë. /Telegrafi/