Telegrafi

Shkuri Buja konfirmon kalimin në Nisma

Ish-anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja sot do t’i bashkohet Nismës për Kosovën.

Ai ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga kryetari i Degës së PDK-së në Komunën e Lipjan, siç ka thënë, për shkak të pakënaqësive me disa vendime të partisë.

Buja, aderimin e tij në Nisma për Kosovën e ka konfirmuar për lajmi.net.

“Sot në ora 14:00 është konferenca për media në Selinë e Nismës. Nuk mund të them asgjë më shumë para konferencës”, ka thënë Buja.