Informatat fillestare thonë se shkupjani 34 vjeçar është kapur derisa ka qëndruar në kafenenë “Brooklyn” në qendrën tregtare “City Mall”.
Sipas informatave policore jozyrtare, bëhet fjalë për personin Aleksandar Dragoviq, i cili dy herë ka qenë i dënuar për tentim të vrasjes, për marrje haraç, plaçkitje të armatosur dhe kidnapim, për çka ka vuajtur edhe dënim burgu prej 9 vitesh.
Supozimet e shërbimeve të sigurisë në Maqedoni janë se Dragoviq është pjesëtar i grupit të organizuar kriminal rus “Vor V Zakone”, që supozohet se është e ndërlidhur me shumë veprime kriminale në Ballkan dhe më gjerë.
Poashtu, shërbimet e sigurisë supozojnë se Aleksandar Dragoviq ka qenë edhe pjesëmarrës i luftës në Ukrainë, si mercenar.
Përndryshe, 34 vjeçari ka qenë në arrati që 4 vite, ndërsa kundër tij ka pasur fletëarrest nga policia e Maqedonisë, e cila e kërkon për plaçkitje të armatosur të kryer në vitin 2005. Për këtë vepër Dragoviq është i dënuar me tre vite burgim./Telegrafi/