Telegrafi

Shkupjanët shfrytëzojnë në maksimun ndeshjen e UEFA Super Cup, reklamojnë çdo hapësirë për akomodim

Dhoma me një, por edhe me tetë krevate, banesa të reja dhe të vjetëra, janë hapësirat që po kërkohen më shumë këto ditë në Maqedoni, si pasojë e ndeshjes futbollistike në kuadër të UEFA Super Cup më 8 gusht në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pronarë të banesave në Shkup kanë parë mundësi të shkëlqyeshme për të përfituar në mënyrë financiare gjatë kësaj ndeshje mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit. Ata në faqen e internetit “airbnb” reklamojnë çdo krevat të lirë, madje edhe në shtëpitë e tyre private.

Në këtë faqe të specializuar theksohet se kërkesat për akomodim në Shkup në periudhën prej 7 deri 9 gusht është rritur për 137%, ndërsa këshillojnë që të gjithë të interesuarit në kohë të rezervojnë hapësira.

Pritet që ditëve në vazhdim të rriten edhe më tej kërkesat, kur të mbarojë edhe shitja e biletave për ndeshjen që do të luhet në “Telekom Arena” në Shkup./Telegrafi/