Site icon Telegrafi

Shkupi vazhdon të jetë ndër qytetet më të ndotura në botë

Shkupi vazhdon të ndodhet në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë.

Gjatë ditës së sotme, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut radhitet e 5-ta në botë për nga ndotja e ajrit në Evropë, dhe ndër 20 e para në botë.

Partia maqedonase opozitare LSDM akuzon pushtetin se nuk ka ndërmarrë masa kundër ajrit të ndotur dhe thonë se derisa Mickoski ishte në opozitë, ka premtuar miliarda euro investime për zvogëlimin e ndotjes së ajrit deri në 50%, kurse tani kur ndodhet në karrigë, siç thonë nga kjo parti, kryeministri nuk bën asgjë në mbrojtjen e ambientit.

Lexo po ashtu Tetova dhe Kavadari sonte me ajrin më të ndotur

Kryeministri Hristijan Mickoski zgjidhjen e problemit nga ndotja e ajrit e sheh në mënyrën e ngrohjes përmes gazifikimit dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Që kur fillon sezoni i ngrohjes me ndryshimin e klimës, Maqedonia e Veriut ka ndotje të ajrit dhe ky problem është problem dekadash./Telegrafi/

Exit mobile version