Site icon Telegrafi

Shkupi shpreson të zgjidhë kontestin me Sofjen edhe me Qeverinë e përkohshme

Edhe pse Bullgarinë e presin zgjedhjet e parakohshme më 11 korrik, autoritetet në Maqedoni shpresojnë se mund të gjendet zgjidhje për dallimet edhe me Qeverinë e përkohshme në Sofje me çka do të hapet rruga për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Autoritetet e Maqedonisë po ashtu presin nga BE që të çojë sinjale se perspektiva evropiane është e qartë, e realizueshme dhe serioze kur bëhet fjalë për zgjerim.

Kryeministri Zaev dje tha se nga Qeveria teknike në Bullgari pret që të gjinden politikanë të përgjegjshmëm me të cilët mund të gjendet zgjidhje.

“Problemi është jo i arsyeshëm dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Është në interes të Bullgarisë që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe të integrohet tek organizatat ndërkombëtare. Kjo është në intetres të popullit bullgar, jo vetëm të qytetarëve të Maqedonisë. Dhe nga ky aspekt besoj se do të gjejmë zgjidhjen”, tha Zaev.

Zaev potencon se BE nuk nevojitet nëse duhet të jepet identiteti dhe gjuha maqedonase.

“Atë e kemi thënë deri tani. Kemi arritur edhe marrëveshjet e mëdha duke mbrojtur veçantinë tonë nacionale – gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas. Kjo është e drejtë e vetëvendosjes, është ndjenjë dhe nuk ka marrëveshje që mund ta vërtetojë mënyrën se si ndjehemi dhe çfarë gjuhe flasim”, tha Zaev.

Sipas tij, deri te zgjidhja e e kontestit me Bullgarinë duhet të arrihet në mënyrë evropiane pa u shkelur dinjteti i secilës palë./Telegrafi/

Exit mobile version