Telegrafi

Shkupi sërish ndër qytetet me ajër më të ndotur në botë

 

Sipas raportit të sotëm, kryeqyteti sot në mëngjes ishte në vendin e gjashtë sipas indeksit të cilësisë së ajrit në botë.

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Bashkinë e Shkupit dorëzoi nismv për ndotjen e ajrit.

Ata kërkojnë seancë të jashtëzakonshme duke bërë thirrje që të mbështet nisma e tyre.

“Rritja e menjëhershme e numrit të autobusëve në të gjitha linjat e transpotit publik të qytetit, vendosja e transportit publik falas, tansferim i menjëhershëm i parave në Buxhetin e Shkupit për rritjen e mjeteve për luftimin e ndotjes, ndihmë financaire për shkollat për përshtatjen e ngrohjes me energjitë elentirike si dhe përgaditja e planit për pastrimin e deponive në Shkup”, tha këshilltari i LDSM-së, Gordan Shutarov./Telegrafi/