Site icon Telegrafi

Shkupi renditet në vendin e 10-të për nga ndotja e ajrit në botë

Sipas ‘Airvisual’, qyteti i Shkupit momentalisht ndodhet në vendin e 10-të për nga ndotja e ajrit në botë.

Megjithatë, sipas stacioneve që masin cilësinë e ajrit në Maqedoni, Strumica dhe Tetova kanë ndotjen më të madhe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Cilësia e ajrit në Strumicë për momentin është 436 PM10, në Tetovë 416 PM, Novo Lisiçe në Shkup 387, Rektorat poashtu në Shkup 317, Kavadar 282 dhe Gostivar me 263 PM10.

Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi ashtu sikurse qytetet tjera të Maqedonisë disa herë kanë qenë në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Qeveria ka vendosur problemin e ndotjes së ajrit në prioritet qeveritar ndërsa opozita akuzon se asgjë nuk është ndërmarrë.

Edhe kryetari Stevo Pendarovski para disa javë mbajti takim me shoqatat ekologjike në mbledhjen e Këshillit për Siguri ku u diskutua për problemin e ndotjes së ajrit ndërsa shoqatat ekologjike atij i parashtruan katër kërkesa./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version