Sipas hulumtimeve të Verisk Maplecroft, kompanisë britanike për analizë të rreziqeve globale, qytetet evropiane janë caqe gjithnjë e më të preferuara për militantët islamik. Parisi dhe Belfasti janë shpallur për dy qytetet më vdekjeprurëse në Evropë, ndërsa në mesin e 10 të parave është gjetur edhe një qytet serb, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Caqet e militantëve islamik janë kryeqytetet e 1o vendeve evropiane, ndërsa në listën e sulmeve potenciale për sulme terroriste, sipas analizës së Verisk Maplecroft përpos Parisit dhe Belfastit janë gjetur edhe Athina, Brukseli, Berlini, Nikozia, Prishtina, Tirana, Shkupi dhe Monako.
Vendin e tretë të caqeve më të preferuara të terroristëve e mban kryeqyteti grek, Athina, të katërt Brukseli, të pestin Berlini, të gjashtin Nikozia, ndërsa në vendin e shtatë, besoni apo jo në këtë analizë e mban Prishtina. Në vendin e tetë gjendet Tirana, në të nëntin Shkupi, ndërsa vendin e dhjetë e mban Monako./Telegrafi/