Site icon Telegrafi

Shkupi përplot me dashamirë të futbollit në pritje të UEFA Super Cup

Qyteti i Shkupit sot është i mbushur me dashamirë të futbollit nga mbarë bota që janë në pritje të lojës ndërmjet dy nga klubet më të dekoruara në botë – Real Madrid dhe Manchester United, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i vizitorëve janë vendosur në fan-zonën neutrale, në sheshin Maqedonia, kishin mundësi të argëtohen me aktivitete të ndryshme sportive, të kënaqen në programin e pasur muzikor dhe sot të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski.

‘Qyteti i Shkupit, gjatë 2,5 të fundit pati një bashkëpunim të shkëlqyer me UEFA dhe FFM-në, vuri në dispozicion të gjitha mundësitë dhe resurset që të mund të krijohet atmosfera që përjetojmë tani’, tha kryetari Trajanovski./Telegrafi/

Exit mobile version