Telegrafi

Shkupi në mesin e pesë qyteteve me ajër më të ndotur në botë

Gjatë ditë së sotme, Shkupi ka qenë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.

Sipas web-faqes ‘Airvisual‘, para Shkupit janë Singaporit, Kuala Lumpur dhe Kuching, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në 10 vendet e para nuk ka qytet nga Ballkani, Sofja është në vendin e 34, Sarajeva në vendin e 55-të, Zagrebi në vendin e 73 kurse Prishtina në vendin 77.

Problemi i ndotjes së ajrit në Maqedoni është problem i kamotshëm ndërsa Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se ka marrë masa për uljen e ndotjes së ajrit./Telegrafi/