Telegrafi

Shkupi ndër qytetet më të ndotura në botë

Foto ilustrim

 

Në Shkup ndotja e ajrit sonte është 124.6 PM, ndërsa ndotja më e madhe vjen nga Lisiçja, Qendra, Gazi Baba, Rektorati dhe Karposhi.

Sipas ueb-faqes që vendos qytetet me ajër më të ndotur, Shkupi ndodhet në vendin e katërt nga qytetet me ajër më të ndotur në botë.

Sipas iqair.com, në kryqytet ndotja e ajrit është 187, ndërsa para Shkupit janë Bangladeshi, Lahore dhe Karachi.

Kujtojmë se Shkupi gjatë serzonit të dimrit vazhdimisht ndodhet në listat me ajër më të ndotur në botë, ndërsa qeveria ndotjen e ajrit ka vendosur si prioritet./Telegrafi/