Aplikacionet globale për ndjekje të ndotjes mbrëmjen e djeshme e kanë renditur qytetin e Shkupit në vendin e gjashtë në listën e qyteteve më të ndotur në botë.
Ndotje më të madhe ka treguar stacioni matës tek Rektorati me 240 grimca PM10 në metër kub, që është rreth pesë herë mbi të lejuarën.
Këtë mëngjes në stacionin e njëjtë ndotja është 157 PM 10.
Rikujtojmë se stacionet matëse në Lisiçe dhe Gazi Babë të cilët konsiderohen si rajonet më të ndotura në vend, një kohë të gjatë nuk janë në funksion.