Shkupi mbrëmë ishte sërish në krye të renditjes famëkeqe për ajrin më të ndotur në botë.
Ndërsa Maqedonia e Veriut ishte në dhjetëshen e vendeve më të ndotura, pra në vendin e tetë.
Sipas qyteteve, i pari në listë ishte Shkupi, përkatësisht Komuna e Shuto Orizares, e ndjekur nga Gjorçe Petrov dhe Çairi.
Ndotje e lartë është regjistruar edhe në Kavadar, Strumicë, Kërçovë, Veles, Negotinë dhe Manastir.