Dje, qyteti i Shkupit përsëri ishte në krye të listës të qyteteve më të ndotura në botë.
Ueb faqja “AirVisual” që publikon listën e qyteteve më të ndotura, e vendosi qytetin e Shkupi në vendin e parë me ajrin më të ndotur në Evropës, dhe të pestin në botë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas dy ditësh ku ajri ishte më i pastër për shkak të erës, përsëri rikthehet ndotja e ajrit në Shkup që për gjatë kohë është alarmante.
Situata është pothuajse e njëjtë edhe në qytetet tjera të Maqedonisë, ku ndotja e ajrit tejkalon kufirin e lejuar, ndërsa qytetarët e Manastirit, të enjten zgjodhën protestën si mjet revolte ndaj Qeverisë për ndotjen e ajrit. Poashtu edhe ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkoi që fëmijët e shkollave të mesme, fillore dhe të çerdheve të lëshohen në pushim për shkak ndotjes enorme të ajrit./Telegrafi/