Site icon Telegrafi

Shkupi dhe Tetova përsëri të ndotura

Shkupi dhe Tetova siç duket edhe këtë vit do të mbajnë rekordet për qytetet më të ndotura në Evropë. Tashmë disa javë të dy qytetet kanë grimca të dëmshme mbi nivelin e lejuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rajonet më të ndotura janë Qendra, Karposhi dhe Lisiçe me 10% grimca PM10.
Kjo ndotje vjen si pasojë e makinave të shumta, nga fabrikat e ndryshme, termocentralet dhe ngrohja me dru.

Është rritur edhe koncentrimi i grimcave PM2.5, të cilat nuk pengojnë shumë në frymëmarrje, por tregojnë se ndotja mund të rritet dhe të ndikojnë në shëndetin e qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version