Gjatë katër ditëve të fundit, në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente trafiku, prej të cilëve në tre lëndime të rënda trupore kanë tre persona. Në 17 aksidentet e tjera lëndime të lehta trupore kanë marrë 28 persona, ndërsa 21 aksidente kanë kaluar me dëme materiale.
Siç njofton MPB, të premten policia e trafikut ka bërë ekspertizë në 11 aksidente, nga të cilat në pesë aksidente më lehtë janë lënduar tetë persona, ndërsa gjashtë kanë kaluar vetëm me dëm material. Të shtunën është kryer ekspertizë në 10 aksidente. Në dy prej tyre, dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Në katër aksidente janë lënduar katër persona ndërsa në katër është shkaktuar dëm material. Të dielën është krye ekspertizë në 10 aksidente.
Në njërën prej tyre, një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe dy persona me lëndime trupore, në tre aksidente me lëndime të lehta kanë marrë tre persona, ndërsa gjashtë kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Dje, në Shkup është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente trafiku. Në pesë aksidente janë lënduar pesë persona, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.
Gjatë katër ditëve të fundit, policia ka zbuluar dhe sanksionuar 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga trafiku, 17 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tetë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe, tetë shoferë nuk u kanë dhënës përparësi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, si dhe 82 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi ose të paregjistruar./Telegrafi/